Paska qenë shumë e thjeshtë, me këtë truk do të dalloni nëse shalqini është i pjekur

schedule09:33 - 4 Qershor, 2022

schedule 09:33 - 4 Qershor, 2022

Vera ka ardhur dhe është koha për frutin më freskues, shalqinin! Të gjithëve na ka ndodhur që të blejmë një shalqi dhe kemi parë që nuk është i kuq sa duhet. Por si të dalloni nëse është i pjekur apo jo? Për këtë, ekziston një truk shumë i thjeshtë.

Sekreti qëndron tek trashësia midis vijave jeshile. Një përdoruese në rrjete sociale ka ndarë trukun që i mësoi një kultivues shalqini. “E pyeta se cili ishte sekreti për të gjetur një shalqi të mirë dhe ai më tha se truku është që linjat e gjelbra të errëta të jenë dy gishta larg njëra-tjetrës.

Shalqiri është i pjekur kur vijat e gjelbra të errëta janë dy gishta larg njëra-tjetrës, sipas prodhuesit

Gruaja vendosi ta provonte këtë nëse është e vërtetë duke blerë një shalqi dhe për habinë më të madhe, truku funksionoi në mënyrë perfekte. “Kur morëm shalqinj dje, e provova dhe e preva shalqinin në copa. Ishte e shijshme. Më vjen mirë që mësova një mënyrë të thjeshtë për të gjetur një shalqi të mirë.”, tha ajo.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!