Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pashkë në kohë pandemie, besimtarët për të dytin vit radhazi festojnë mes kufizimeve të Covid

schedule12:37 - 3 Prill, 2021

schedule 12:37 - 3 Prill, 2021

Të krishterët në të gjithë botën po festojnë Pashkët në “heshtje” për herë të dytë për shkak të pandemisë COVID-19.

Papa Françesku  mbajti një meshë pothuajse bosh në  Shën Pjetër. Ai u lut që njerëzit të mos dorëzohen ndërsa ai dëgjoi rrëfimet e fëmijëve të prekur nga pandemia.

Në Jeruzalem, qindra besimtarë ecën përgjatë Via Dolorosa për në Kishën e Varrit të Shenjtë për të festuar të Premten e Madhe.



Shumë vende të shenjta ishin të hapura, falë një fushate ambicioze të vaksinimit izraelit. Në Libanin fqinj, të krishterët festuan  të Premten e Madhe nën masa të rrepta izolimi, duke  vuajtur gjithashtu edhe nga një krizë e madhe ekonomike që ka prekur vendin.

“Njerëzit nuk po flasin as për festën”, tha Majida Al Asaily, pronare e një dyqani ëmbëlsirash në Bejrut. “Ne nuk kemi qenë dëshmitarë të një situatë  të tillë si këtë vit, pavarësisht nga lufta dhe vështirësitë e tjera me të cilat jemi përballur më parë.”

Besimtarët në Filipine dhe Francë shënuan një Javë të Shenjtë të dytë nën kufizimet e pandemisë. Në SHBA, zyrtarët i kanë bërë thirrje të krishterëve të festojnë  duke ruajtur distancën.

Në Kenia, të gjitha kishat u mbyllen si pjesë e masave për të kontrolluar përhapjen e Covid-19./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!