Pashkë në karantinë, Arqipeshkvi George Frendo uron shqiptarët për paqe në këtë kohë pandemie

schedule19:35 - 11 Prill, 2020

schedule 19:35 - 11 Prill, 2020

As izolimi, nuk i ka penguar besimtarët që të bekonin ushqimet e drekës së Pashkëve në Katedralen e Shën Palit në Tiranë. Arqipshkvi i Tiranës dhe i Durrësit, imzot George Frendo në një intervistë për “ABC News” thotë se mesha do të kryhet vetëm me 30 besimtarë. Nga ana tjetër ati i shejtë uron shqiptarët për paqe, solidaritet dhe shpresë në këtë kohë Pandemie.

Këto pashkë janë disi të vështira për besimtarët katolik, pasi duhet ti kalojnë të izoluar dhe vetëm me familjen e ngushtë, pa urimet e të afërmëve.

Riti i Bekimit të drekës së Pashkës, nuk mungoi në Katedralen e Shën Palit, as në këtë kohë pandemie.

“Jemi shumë të lumtur edhe pse në kushte të vështira kemi bekimin me ushqimin që nesër do të konsumojmë. Do ti kalojmë në shtëpi me famijlen”.

Shumë besimtarë do të donin të festonin ringjalljen e Krishtit në Kishë, por kisha ka zbatuar rregullat e distancimit social.

Arqipshkvi i Tiranës dhe i Durrësit imzot Georg Frendo   shpjegon se mesha e shenjtë do të mbahet me një numër të kufizuar besimtarësh dhe meshtarësh në kishë.

“Besimtarët do të jenë, kemi marrë leje që të pranojmë një numër rreth 30-35 besimtarë. Natyrisht që shumë janë të zhgënjyer, por duhet të respektojmë udhëzimet e autoriteteve për të mirën e të gjithëve”, u shpreh Imzot Georg Frendo.

Misteri i pashkëve është i pa kuptueshëm sipas Atit të Shenjtë  pa kuptimin e vdekjes se Jezu krishtit.

“Nuk mund të kuptojmë misterin e e ngjalljes së Jezusit pa kuptuar edhe mesazhin e vdekjes, pasi është kjo që krijon shpresën që na jep kurajo”, shprehet ai.

Simbolika e pashkëve nuk ka si mungon në tryezën e Arqipeshkvit Georg Frendo, veza dhe qingji, ku ati  shpjegon edhe domëthënien.

“Shumë pak e dinë përse veza, çfarë lidhje ka me krishtin. Nga veza del një jetë e re”, shprehet ai.

Përmbylljen e intervistës për “ABC News” ati i shenjtë e përmbyll me një mesazh domethënës për situatën e pandemisë në Shqipëri.

“Solidaritet, ky është një nga mesazhet e Krishtit. Uroj që të jetojmë në solidaritet dhe në paqe”, shprehet ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!