Një personel shëndetësor riinfektohet me koronavirus tre muaj pas shërimit

schedule11:15 - 6 Qershor, 2020

schedule 11:15 - 6 Qershor, 2020

Mes rasteve të reja të konfirmuara me koronavirus në 24 orët e fundit, ka rezultuar edhe një personel shëndetësor i riinfektuar.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar pikërisht riinfektimin, teksa ka dhënë sot detajet e situatës më të fundit të koronavirusit në vendin tonë.

“Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi. Aktualisht kemi një personel shëndetësor të riinfektuar pas thuajse 3 muajsh, pra i infektuar për herë të dytë, si kontakt familjar. Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar”, njoftoi ministria.

Përballë kësaj situate, e për të shmangur mundësinë e infektimit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë thirrje për kujdes maksimal në respektimin e distancës fizike dhe ruajtjen e higjenës personale./abcnews.al