Mijëra banorë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit apo dhe ata që kanë patur frikë dhe i kaluan këto ditë Kosovë po rikthehen në Shqipëri.
Dogana e Morinës është bllokuar nga fluksi i lartë i automjeteve. Edhe pse paniku dhe frika ende ekziston ata thonë se janë të detyruar të kthehen në punë. Por dhe të shohin se çfarë po ndodh me vlerësimin e dëmeve në banesat e tyre.
Mijëra qytetarë të zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit apo dhe ata që patën frikë të strehuar këto ditë në Kosovë po rikthen në Shqipëri. Edhe pse ndihen ende të pasigurt, ata janë të detyruar të mos humbin punën dhe duan të mësojnë më shumë në lidhje me dëmet që kanë pësuar shtëpitë e tyre.
“Ka dy ditë që jemi në Kosovë. Po kthehemi sepse duhet të shohim gjendjen ku jemi”, thonë ata.
Në doganë ishte dhe ambasadori ynë në Kosovë, Qemal Minxhozi që raportoi të dhëna zyrtare mbi numri e shqiptarëve që prej së martës kanë hyrë dhe ndalë nga Kosova.
Në Kosovë ditëve të Enjte e të Premte 17.500 shqiptarë kanë hyrë në Kosovë, 7 mijë u kthyen në Shqipëri dje dhe pardje, dhe të tjetër vijojnë të kthehen dhe sot”, tha Minxhozi./abcnews.al