Pas sulmit, Irani paralajmëron Izraelin dhe SHBA: Nëse hakmerreni, reagimi do jetë më i fuqishëm

schedule12:01 - 14 Prill, 2024

schedule 12:01 - 14 Prill, 2024

Irani ka përsëritur një paralajmërim për Izraelin të dielën, duke thënë se nuk duhet t’i përgjigjet sulmit të tij të paprecedentë në territorin izraelit dhe se hapat e tij të ardhshëm do të jenë më të mëdhenj nëse kjo gjë do të ndodhte.

Shefi i shtabit të forcave të armatosura iraniane, gjeneralmajori Mohammad Bagheri, i tha televizionit shtetëror se nëse izraeliti hakmerret, përgjigja e Iranit do të ishte “shumë më e madhe” sesa sulmi gjatë natës, raporton Reuters.

Irani paralajmëroi gjithashtu Uashingtonin se mbështetja e hakmarrjes izraelite do të çonte në shënjestrimin e bazave amerikane, raporton BBC.

Më parë, misioni i Iranit në OKB citoi dispozitën e Kartës së OKB-së për vetëmbrojtje, sipas nenit 51, dhe tha se vendi e konsideroi “këtë çështje të përfunduar” pas breshërisë së tij kundër Izraelit, ndërsa paralajmëroi gjithashtu izraelitët që të mos bëjnë “një gabim tjetër”./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!