Pas SPAK, KLP hap garën për hetuesit dhe drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit

schedule18:00 - 26 Shtator, 2019

schedule 18:00 - 26 Shtator, 2019

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është në fazën finale të ngritjes së Prokurorisë së Posacme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ose SPAK. Ky këshill ka hapur garën për Byronë Kombëtare të Hetimit ose BKH, ku sipas ligjit do të rekrutohen 60 hetues. Drejtuesi i SPAK do të zgjedhë drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Sipas Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të interesuarit që do të aplikojnë për BKH do të kalojnë në filtra vlerësimi, duke u fokusuar në përvojën e punës, arsimimin, dhe sjelljen në të shkuarën. Kandidatët do t’i nënshtrohen gjithashtu edhe testeve fizike dhe psikologjike. Të interesuarit duhet që të deklarojnë në formularin që do të plotësojnë online, pasurinë dhe pastërtinë e figurës. Më pas do të kryejnë një testim me shkrim për njohuritë e tyre për hartim raportesh, verifikim dhe hetim të figurës, dënime apo procedime penale dhe shkelje të ligjit në të shkuarën. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!