Pas sherrit vranë 30-vjeçarin me thikë dhe plagosën 6 të tjerë, arrestohen 4 shqiptarë në Angli

schedule16:11 - 31 Maj, 2022

schedule 16:11 - 31 Maj, 2022

Katër shqiptarë janë arrestuar pasi një person  vdiq dhe 6 të tjerë u plagosën gjatë një shpërthimi dhune në Bristol, Angli.

Ngjarja ka ndodhur më 24 maj në zonën e Brislington.

Katër shqiptarët e arrestuar janë Sadik Lleshi, 34 vjeç, Brikel Palaj, 32 vjeç, Kastriot Mhillaj, 34 vjeç dhe  Rinush Behari, 32 vjeç.

Viktima i paidentifikuar u qëllua me thikë dhe ndërroi jetë rrugës për në spital. Besohet se personi që vdiq është rreth të 30-tave.

Katër të pandehurit u lanë në paraburgim dhe më pas do të paraqiten në Gjykatën e Kurorës së Bristol më 27 qershor.

Në kuadër të hetimit, të udhëhequr nga ekipi i hetimit të krimeve të mëdha të policisë së Avon dhe Somerset, dy burra të tjerë, të moshës 18 dhe 34 vjeç, u arrestuan me dyshimin se kishin ndihmuar në fshehjen e ngjarjes, shkruan BBC.

Një person tjetër i arrestuar në lidhje me këtë hetim ndodhet në spital për trajtim.

Po ashtu zyrtarët kanë sekuestruar gjithsej gjashtë automjete për ekspertizë mjeko-ligjore./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!