Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pas Ramës, Veliaj: Gjykata foli! Vendim pro demokracisë, do vazhdojmë punën për Tiranën

schedule15:13 - 7 Nëntor, 2025

schedule 15:13 - 7 Nëntor, 2025

Një javë heshtje, reagon Erion Veliaj, për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që e riktheu atë në detyrën e kryebashiakut të Tiranës, reagim që erdhi dhe pas kritikës së ashpër të kryeministrit Rama.

Nga qelia e paraburigmit në Durrës, Veliaj thotë se drejtësia u vendos dhe të tjerët duhet të heshtin.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte një vendim për të më kthyer mandatin mua, por për t’ua kthyer atyre që ju përket, popullit të Tiranës.

Në vijim, kryebashkiaku i rikthyer në detyrë, shton se vendimi i Kushtetueses është për demokracinë dhe mandati i kryebashkiakëve u takon qytetarëve.

“Ky nuk është një vendim për një njeri, por për demokracinë shqiptare, për votën e lirë dhe për çdo qytetar që beson se pushteti buron nga populli dhe i përket atij: Gjykata Kushtetuese rivendosi jo thjesht një mandat, por dinjitetin e ligjit dhe besimin se shteti ka ende busull. E drejta mund të vonojë, por nuk harron”

Edhe pse Veliaj nuk e përmend kryeministrin Rama në reagim, në mbylljen e reagimit të tij, nenvizon se do beje cfarë të jetë e mundur që ai të ushtorjë mandatin e tij, qe te drejtoje Tiranen edhe në kushtet e paraburgimit ku ndodhet prej 9 muajsh. Kryeministri ndërkohë këtë të premte tha se kryeqyteti i shqiptarëve ka nevojë për të zgjedhuri e vet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!