Aurela Gaçe është një ndër zërat më të mirë të skenës shqiptare dhe ndër vite, i ka dhuruar mjaft perla muzikore. Këngët e saj këndohen dhe dëgjohen nga shumë breza dhe sigurisht që këngëtarja ka shumë adhurues.
Fituesja e shumë çmimeve ka konfirmuar së fundmi se tashmë po punon për të sjellë albumin e saj të ri. Pas pushimeve, ajo i është rikthyer studios për të vazhduar me punën.
Në foton e postuar në Instagram, Aurela ka postuar krah producentit Adrian Hila. “Pushimet mbaruan, puna rifillon atje ku e lamë.”, ka shkruar Aurela. Nuk dihet asnjë detaj lidhur me projektin. /abcnews.al