Pas protestës, tregtarëve të Durrësit u jepet zgjidhje e pjesshme: Si do të punojnë

schedule09:48 - 31 Mars, 2020

schedule 09:48 - 31 Mars, 2020

Duke filluar nga dita e nesërme tregu i fruta-perimeve në Durrës do të funksionojë ndryshe. Gazetari Leonidha Musaj raporton për Abc News se janë rreth 300 tregtarë, të cilët do të ndajnë ditët e punës me njëri-tjetrin.

Kështu 150 tregtarë do të jenë në një ditë dhe 150 në ditët tjetër, pra një ditë po dhe një ditë jo.

“Kemi marrë masa, po pastrojmë të gjithë tregun. Nesër fillojmë të gjithë punën një ditë po dhe një ditë jo, duke ruajtur edhe 2 metër distancë”, shprehet një nga tregtarët.

Kjo zgjidhje u është dhënë tregtarëve pas protestës që këta të fundit bënë për shkak të mungesës së kushteve në vendin e tyre të punës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!