Pas pak Roma Feyenoord, gazetarët e Abc sjellin atmosferën e tifozëve në Tiranë

schedule19:51 - 25 Maj, 2022

schedule 19:51 - 25 Maj, 2022

Gazetarët e Abc, Juxhin Mustafaraj, Ema Shazivari dhe Bledar Kuka kanë përcjellë LIVE në “radari Informativ” të gazetares Juli Xhokaxhi, atmosferën në Tiranë, ku janë të vendosur tifo grupet e skuadrave të Romës dhe Feyenoord të cilat do të luajnë në orën 21:00 në finalen e Conference League në “Air Albania Stadium.

Gazetari Juxhin Mustafaraj duke raportuar nga amfiteatri në kodrat e liqenit artificial, aty ku janë të vendosur tifozët e Romës, ka përcjellë një situatë festive por të qetë dhe pa incidente.

Ndërkohë që e njëjta situatë gjatë ditës së sotme ka qenë edhe në zonën e Pedonales ku janë të vendosur tifozët e Feyenoord. Gazetarja Shazivari ka përcjellë emocionet e tifozëve holandezë të cilët edhe pse nën efektet e alkoolit gjatë ditës së sotme nuk kanë krijuar incidente.

Ndërkohë gazetari Bledar Kuka është vendosur pranë Pallatit të Kongreseve, aty ku është një numër i madh tifozësh të cilët i janë drejtuar stadiumit.

Kuka tha se pavarësisht numrit të madh të tifozëve gjithçka duket në rregull. Ndërsa theksoi se është arrestuar një tifoz holandez i cili ka tentuar të hyjë me dhunë në stadium.

/Abcnews.al/