Pas ndarjes, Fero merr vendimin e papritur, por çfarë thotë Arbenita e mërzitur

schedule08:24 - 16 Shtator, 2020

schedule 08:24 - 16 Shtator, 2020

Çifti i njohur Fero dhe Arbenita po përflitet se së fundmi janë ndarë. Shkak është bërë veprimi i fundit i dyshes, të cilët e kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami.

Ndërsa Fero vendosi papritur të çaktivizojë llogarinë e tij në Instagram, kurse Arbenita me postimin e fundit la të kuptohet se ndihet e trishtuar.

Në një postim në InstaStory, modelja tregon se po përpiqet të mbushë kohën e saj, në mënyrë që të mos mendojë për Feron.

“Qëndro aq e zënë, sa të mos kesh kohë për të qenë e mërzitur”, shkruhet në postim. l.k/abcnews.al