Pas mbështetësve të Berishës, zv/ambasadori amerikan një orë në selinë blu, takim me Bashën

schedule13:57 - 6 Janar, 2022

schedule 13:57 - 6 Janar, 2022

Zv/ambasadori amerikan Demian Smith ka vizituar selinë blu ku ka zhvilluar një takim me kryedemokratin Lulzim Basha. Takimi ka zgjatur rreth një orë. Më pas Smith është larguar pa dhënë asnjë deklaratë për mediat.

Më herët sot gjatë paradites në selinë blu shkuan mbështetësit e Berishës dhe disa të rinj të FPRD, por dyert ishin të mbyllura. Kjo është dita e dytë që përfaqësuesit e Komisionit të Rithemelimit shkojnë në PD.

Në një deklaratë për mediat sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi deklaroi se dyer qëndrojnë mbyllur për shkak se po kryhen punime duke kërkuar që ata që duan të bëjnë vizita në ambientet e brendshme të saj duhet të njoftojnë administratën përmes telefonit. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!