Beniada Nishani do të mbahet mend si një nga personazhet më karizmatik të “Big Brother VIP”. Edhe pse nuk fitoi çmimin e madh, ajo arriti të bëjë për vetë zemrat e të gjithë shqiptarëve.
Mbëmjen e djeshme në natën finale, Beniada ishte e para që doli nga shtëpia e famshme. Gjithashtu mori shumë surpriza që nga babai, kushërinjtë deri këngëtari Sinan Hoxha.
Ditën e sotme, Beniada i ka falenderuar të gjithë mbështetësit e saj dhe ka treguar se ka shkuar te shtëpia e hallës në Durrës.
“Përshëndetje si jeni? Unë jam këtu te shtëpia e hallës në Durrës falënderoj të gjithë njerëzit që më kanë mbështetur. Sapo mora telefonin në dorë dhe do të shikoj të gjitha ato që janë shkruar për mua. Kjo video është për të gjithë njerëzit që ë kanë mbështetur. Do të mundohem të jem shumë aktive në Instagram për t’iu përgjigjur të gjithë pyetjeve tuaja. Faleminderit për të gjithë mesazhet që kanë ardhur te Big Brother ju dua shumë”, tha modelja./abcnews.al