Pas kritikave të personazheve si Kylie Jenner e Kim Kardashian dhe miliona përdoruesve të tjerë, Instagram ka anuluar disa ndryshime në aplikacion, sipas The Guardian.
Platforma u akuzua se po imiton TikTok-un pasi njerëzit vunë re se Instagrami i tyre “u mbush” me shumë video (Reels), përfshirë edhe video nga llogari të cilat nuk i ndiqnin. Instagram njoftoi se do të anulonte disa ndryshime, duke përfshirë versionin testues të aplikacionit ku postimet shfaqeshin në full-screen.
Platforma do të bëjë ndryshime edhe te algoritmi që shkaktoi shfaqjen e videove të llogarive që njerëzit nuk ndiqnin.
“Më vjen mirë që kemi rrezikuar – nëse nuk dështojmë herë pas here, nuk po mendojmë mjaftueshëm guximshëm,” tha kreu i Instagram-it, Adam Mosseri.
Më parë, Mossieriu shpreh se Instagrami do të përmbajë video me kalimin e kohës.
/abcnews.al