Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Pas konstituimit të Kuvendit, votohet edhe qeveria në Kosovë

schedule22:58 - 11 Shkurt, 2026

schedule 22:58 - 11 Shkurt, 2026

Kuvendi i Kosovës ka votuar sonte për formimin e Qeverisë së re, të udhëhequr nga Albin Kurti, duke shënuar nisjen e mandatit të ri qeverisës, i njohur si “Kurti 3”.

Seanca e jashtëzakonshme u mbajt në orët e mbrëmjes, ku pas procedurave parlamentare dhe votimit të përbërjes së kabinetit qeveritar, ekzekutivi i ri mori mbështetjen e shumicës së deputetëve të legjislaturës së dhjetë.

66 prej tyre votuan për, 49 votuan kundër, dhe nuk pati asnjë abstenim, raporton Klankosova.tv.



Para votimit, mandatar i Qeverisë, Albin Kurti, mbajti fjalën e tij, para deputetëve, ku paraqiti prioritetet dhe drejtimet kryesore të qeverisjes në mandatin e ri.

Ai theksoi të arriturat, sipas tij, të mandatit të kaluar, veçanërisht në aspektin ekonomik, duke përmendur rritjen ekonomike, masat sociale dhe mbështetjen për sektorë të ndryshëm.

Në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës, Kurti fillimisht u ndal edhe te proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai deklaroi se kërkesat e Prokurorisë së Specializuar, bien ndesh me të vërtetën e luftës çlirimtare të Kosovës. /Klankosova.tv

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!