Pas humbjes së të atit, Çiljeta Xhilaga shkruan mesazhin prekës

schedule17:36 - 26 Shkurt, 2021

schedule 17:36 - 26 Shkurt, 2021

Pak javë më parë, Çiljeta Xhilaga humbi të atin e saj nga koronavirusi. Ai qëndroi disa ditë i shtruar në spital, por nuk mundi ta fitonte betejën me sëmundjen.Lajmin e trishtë e konfirmoi vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale, teksa shkroi dhe disa fjalë të ndjera për të.

“Më mbështete në çdo hap timin në jetë, të drejtë apo të gabuar, për mua ke qenë babai ideal dhe jam krenare që kam mbartur nga ty virtytet më të mira: dashamirësinë dhe zemrën e bardhë.”, shkruante ndër të tjera këngëtarja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 🎀 Ç𝓲𝓵𝓳𝓮𝓽𝓪 𝓧𝓱𝓲𝓵𝓪𝓰𝓪 🎀 (@ciljetaxhilaga)

Ndërkohë, ndërsa kanë kaluar disa ditë nga kjo ngjarje, këngëtarja ka dhënë një mesazh të rëndësishëm dhe shumë të vlefshëm për jetën. “Zot, më dhuro qetësi për të pranuar gjërat që nuk mund t’i ndryshoj, guximin për të ndryshuar gjërat që mundem dhe mençurinë për të njohur ndryshimi.”, janë fjalët e saj. /abcnews.al