Pas kryeministrit Avdullah Hoti, edhe zëvendësi i tij ka dalë se është i infektuar me koronavirus. Pas bërjes së testit, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Selmanaj përmes një postimi në Facebook, bën me dije se pas testimin ka rezultuar pozitiv dhe ndodhet në izolim.
“Dje e kam bërë testin për covid-19 dhe sot më njoftuan që kam rezultuar pozitiv. Specialistët shëndetësor po më thonë që jam a-simptomatik. Nga momenti i testimit jam izoluar dhe kështu jam i detyruar të qëndroj edhe për dy javët e ardhshme”, shkruan Selmanaj.
Ai thotë se do të përpiqet që të gjitha obligimet e punës ti kryej nga shtëpia./abcnews.al