Pasditen e sotme, kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një foto të kabinetit te riformatuar qeveritar, ku dukshëm në tryezë janë ulur ministrat e shkarkuar nga detyra dhe ata të sapo emëruar. Në fotën e cilësuar nga kreu i ekzekutivit, si fotoja e ditës, 7 ministrat e larguar nga kabineti dhe pasuesit e tyre janë mbledhur në një tryezë të rrumbullaktë, ndërsa krahas fotos kryeministri ka vendosur një simbol me shenjën e shtrëngimit të duarve.
Ndërkohë pak më vonë, në një tjetër mesazh të bërë publik nga kryeministri në rrjetet sociale ai shkruan:
“Oh sa e bukur radha e salinjve e kadrinjve që gjuajnë qeverinë e re, pa e fshehur dot gishtin e mbetur në gojë (edhe njëherë si përherë). S’kanë faj jo, sepse kemi hedhur një hap të madh sot drejt fitores së qershorit tjetër”, përfundon mesazhin e tij kreu i ekzekutivit.