Pas festës radha e merkatos, Flamengo synon bomberin e Atletico Madrid

schedule12:51 - 29 Nëntor, 2019

schedule 12:51 - 29 Nëntor, 2019

Tifozët e Flamengos përjetuan emocione të mëdha në finalen e Kupës Libertadores përballë River Plate. Gabriel Barbosa shënoi një dygolësh në minutat e fundit, përmbysi avantazhin e argjentinasve dhe dërgoi trofeun e madh në Rio De Janeiro.

Klubi brazilian ia doli të fitonte dhe titullin kampion, teksa po mendon për merkaton. Objektivi i madh është Diego Costa sipas raportimeve të Goal dhe El Mundo Deportivo. 31-vjeçarit i përfundon kontrata me Atletico Madrid në verën e vitit 2021 dhe klubi iberik kërkon 25-30 milionë euro për ta lënë të lirë.

Diego Costa dhe Luis Felipe gjatë kohës që ishin pjesë e Atleticos

Një shifër e tillë nuk është aspak problem për kampionët e Amerikës Latine, por ajo që shqetëson është rroga e Diego Costës. Sulmuesi përfiton 8 milionë euro në sezon dhe do i duhet ta ulë pak atë për t’u transferuar në Brazil. Luis Felipe, i cili la Atleticon verën e kaluar për të kaluar te Flamengo, është personi që ka bindur drejtuesit e klubit që të investojnë te Diego Costa. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!