Pas dy vitesh, djali i Ardit Gjebreas i jep fund fejesës me vajzën e biznesmenit

schedule13:08 - 26 Shtator, 2020

schedule 13:08 - 26 Shtator, 2020

Pas dy vitesh bashkëjetesë, djali i Ardit Gjebreas i ka dhënë fund lidhjes së tij të dashurisë.

Ai u fejua në vitin 2018 me vajzën e një biznesmeni të njohur në Tiranë, Merlin në një ceremoni private larg syrit mediatik.

Mirëpo, Bluetooth bën dije se çifti janë ndarë. Kjo gjë vihet re edhe ngarrjetet sociale. Në profilin e saj në Instagram, Merlin ka larguar çdo foto që kishte me Jonin. Gjithashtu ka hequr nga gishti edhe unazën e fejesës, të cilën vetë djali i moderatorit e zbuloi për ndjekësit në rrjetet sociale kur ajo i tha “Po”.

Nga ana tjetër, Jon Gjebrea ka mbyllur “Instagram”-in e vjetër ku kishte foto me të fejuarën e tij, dhe duket se në “Instagram”-in e ri zgjedh të ketë ndjekës vetëm njerëzit e njohur, duke larguar kështu vëmendjen nga kjo ndarje pa shumë zhurmë.

Ndërkaq dy të rinjtë kanë larguar njëri-tjetrin nga rrjetet sociale. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse kjo është një ndarje përfundimtare, apo një zënkë mes dy të dashuruarve. l.k/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!