Pas dorëheqjes së Haradinaj, Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme

schedule16:51 - 20 Korrik, 2019

schedule 16:51 - 20 Korrik, 2019

Pjesa më e madhe e partive politike në Kosovë janë kundër një qeverie teknike, pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj. Vendi i drejtohet gjithnjë e më shumë zgjedhjeve të parakohshme me Vetëvendosjen që ka ftuar LDK për koalicion para zgjedhor

Dy partitë opozitare LDK-ja dhe Vetëvendosje kanë kërkuar nga presidenti i Kosovës që të shpall datën e zgjedhjeve.

Kreu iLDK-së Isa Mustafa ka thënë se një qeveri teknike do të ishte fyerje për vendin. Këto dy parti nuk janë të gatshme të jenë pjesë e ndonjë qeverie teknike.

Presidenti Thaçi duhet të na thërras për të caktuar datën e zgjedhjeve, kaq. I bëj thirrje që mos të zvarris proceduralisht procesin drejt zgjedhjeve të lira e demokratike. Kosova sot nuk ka qeveri, Kosova duhet të bëhet me qeveri të re, mirëpo për këtë duhet të flasin qytetarët një here.

Këto dy parti janë në koordinim të vazhdueshëm për zgjedhje të Jashtëzakonshme.

Edhe Nisma Social Demokratike që është pjesë e koalicionit qeverisës ka bërë thirrje për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Analistin Ramush Tahiri, thotë se presidenti i ka 10 ditë për të gjetur një emër konsensual për kryeministër megjithatë sipas tij zgjedhjet e jashtëzakonshme janë e vetmja zgjidhje.

Sipas tij koalicioni PAN nuk i ka numrat për të zëvendësuar kryeministrin.

Ndëkrohë KQZ-ja është shprehur e gatshme për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme kurdo që  të mbahen ato./ABC New Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!