Pas dhunimit për vdekje të një afro amerikani nga policia, shpërthejnë protestat në SHBA

schedule14:44 - 28 Janar, 2023

schedule 14:44 - 28 Janar, 2023

Pas publikimit të videove të vrasjes së Tire Nichols nga pesë oficerë policie në Memphis kanë shpërthyer menjëherë protestat në shumë qytete të SHBA-së.

Në New York dhjetëra njerëz u mblodhën në Times Square dhe sipas raportimeve të mediave, pati përleshje mes policisë dhe protestuesve, të cilat përfunduan me disa arrestime.

Një video që është bërë virale në mediat sociale tregon një protestues duke u ngjitur në një makine policie dhe duke shkelmuar xhamin e përparmë përpara se oficerët të ndërhynin.

Në Uashington, shumë protestues u mblodhën në Lafayette Park, pranë Black Lives Matter Plaza, ndërsa në Boston ata marshuan përgjatë rrugës Tremont, duke krijuar probleme për trafikun e qytetit. Protestat raportohen gjithashtu në Sacramento, San Francisko, Atlanta, Asheville, Filadelfia, Providence dhe Dallas.

Autoritetet e Memphisit kanë publikuar videon që tregon arrestimin e 29-vjeçarit afro-amerikan Tire Nichols pas një kontrolli në rrugë dhe përplasjes së dhunshme që çoi në vdekjen e tij. I riu vdiq tri ditë më vonë nga pasojat e rrahjeve.

Oficerët e policisë, që ishin të gjithë afrikano-amerikanë, u akuzuan të enjten për vrasje të shkallës së dytë dhe disa akuza të tjera penale. Të gjithë oficerët janë shkarkuar.

Duke folur të premten nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Joe Biden tha se ishte “shumë i shqetësuar” për mundësinë e dhunës pas publikimit të filmimeve.

Ai tha se pati biseduar me nënën e Nichols dhe se do t’i bëjë thirrje Kongresit të miratojë legjislacion për t’iu kundërvënë dhunës nga policia.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!