Nje muaj pas mbylljes së tij për shkak të dëmeve nga tërmeti në dysheme e mure akt ekspertiza jep ok-ejn për hapjen e dyerve të muzeut për vizitorët.
Ndërkohë drejtoresha Etleva Demollari thotë se i gjithë muaji shkurt do i dedikohet ditëve të kujtesës.
“Pas ekspertizës së kryer nga instituti i ndërtimit dhe nga një grup ekspertës italiane u dol në përfundim se dëmet në muze janë të vogla nuk e rrezikojnë jetën e vizitorëve dhe të punonjësve. Ka pasur një çedim të dyshemesë dhe disa plasaritje të mureve por nuk kanë demtuar strukturën e muzeut. Muaji shkurt është shpallur nga Ministria muaji i kujtesën ndaj ne do të intensifikojmë aktivitete tona. Më 20 shkurt do të kemi një aktivitet më të madh një ekspozitën “Qendresa,” ka thënë Demollari.
Resturimi i plasaritjeve në mure e dysheme , do të kryhen sëshpejti , por me rëndësi është ruajtja e autenticitetit thekson Demollari
“Janë disa ndërhyrje të vogla që duhen të bëhen por ne jemi muze dhe do të ruhet autenticiteti, muzeu është i siguruar nga një kompani sigurimesh që ka marrë përsiper të kryejë të gjithë punimet, por ato do të kryhen me shumë kujde. Nga java tjetër besoj se nga java tjetër do të përfundojnë”, tha nder te tjera drejtoresha Demollari
Muzeu “Shtepia me gjethe” eshte nderuar edhe me cmimin si muzeu me i mire nga këshilli i europës
“Muzeu Kombëtar i përgjimit Shtëpia me Gjethe ka marrë çmimin Muzeu i Këshillit të Evropës për 2020, është një ndër çmimet më prestigjoze që merren në fushen e muzeve. Këtë çmim ne do ta marrim me 21 prill konsiston në një statujë të Zhan Mirosë, që muzeu do ta ruajë në ambjentet e veta përrreth një vit dhe një vlerë financiare”, është shprehur drejtoresha e muzeut.
Ky muze , vitin që shkoi u pa nga afër nga 21 mije vizitor , ku 60 përqind rezultojnë turist të huaj . Ndërsa muzeu historik kombëtar ende vazhdo të jetë i mbyllur për vizitorët. ndërkohë që ka nisur puna për riparimin e dëmeve./abcnews.la

