Pas borës nisin reshjet e shiut në verilindje

schedule13:26 - 4 Mars, 2018

schedule 13:26 - 4 Mars, 2018

Nëse prurjet në verilindje do të shtohen, shumë shpejt liqeni i Fierzës do të kapë nivelin maksimal, çka do të thotë se në Fier duhen hapur portat. Aktualisht, lumenjtë në këtë zonë ndodhen në nivelin maksimal.

Bora po shkrin dhe vendin e saj po e zënë shirat.

Lumenjtë, përrenjtë dhe prurjet e tjera anësore janë rritur shumë.

Liqeni i Fierzës po shkon drejt kuotës maksimale. Këtë të dielë ai niveli shkoi në 293.4 metra. Kjo do të thotë se edhe dy metra arrin në 296 metra mbi nivelin e detit, ose kuotën elejuar për shfrytëzim.

Prurjet kalojnë 2700 metërkub në sekondë, dhe Fierza punon me kapacitet të plotë në katër turbinat, nga të cilat shkarkohen mbi 400 metërkub në sekondë.

Për momentin, situata është nën kontroll dhe po monitorohet, por nëse prurjet vijojnë të rriten akoma nga reshjet që kanë përfshirë verilindjen, kuota maksimale do të arrihet shumë shpejt dhe KESH do të jetë e detyruar të menaxhojë kaskadën e Drinit me shkarkime të kontrolluara./abcnews.al