Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pas bisedës Vuçiç-Putin, Brukseli i kërkon Serbisë të harmonizojë politikën me BE-në

schedule21:26 - 7 Mars, 2025

schedule 21:26 - 7 Mars, 2025

Bashkimi Evropian llogarit në Serbinë si një partnere evropiane të besueshme, e cila ndan të njëjtat parime dhe vlera, thanë institucionet evropiane pas njoftimit se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Serbia është një vend kandidat dhe po negocion për anëtarësimin në BE. Kjo nënkupton që vendi duhet të përshtatet me acquis communautaire të BE-së, duke përfshirë edhe harmonizimin me politikën e përbashkët të jashtme dhe masat kufizuese kundër Rusisë,” thuhet në njoftimin për media të BE-së.

Pas bisedës telefonike me Putinin, Vuçiç deklaroi më 7 mars se Moska mbështet institucionet e zgjedhura në Serbi dhe entitetin e Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë.



Presidenti serb tha se me homologun rus ka biseduar për situatën në Serbi dhe në rajon, por edhe për çështje të tjera të rëndësishme, përfshirë arritjen e një marrëveshjeje të re për furnizime me gaz me Rusinë dhe për sanksionet amerikane ndaj Industrisë së Naftës të Serbisë (NIS).

Udhëheqësi serb po ashtu tha se është konfirmuar takimi i tij me Putinin në Moskë më 9 maj.

Përmes një video-adresimi, të publikuar në Instagram, Vuçiç tha se me presidentin rus bisedoi edhe për “përpjekjen për një revolucion shumëngjyrësh në Serbi”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!