Kryeqyteti po i bindet vendimit të qeverisë duke u izoluar dhe mbyllur çdo aktivitet pas orës 13:00. Pas këtij orari, rrugët kryesore të Tiranës shihen thuajse bosh.
E njëjta situatë paraqitet edhe në rrugët e disa lagjeve të kryeqytetit. Qepenat e dyqaneve, marketeve e të farmacive janë të mbyllura. E ndërsa në disa rrugica të tjera, disa qytetarë me qese në duar shihen teksa nxitojnë të shkojnë në banesë për tu izoluar deri në orët e para të së martës.
Patrullat e policisë dhe ato të ushtrisë vijojnë punën që në pikat e kontrollit të verifikojnë autorizimet e makinave të shërbimit, që vetmet që do të lëvizin pas afatit zyrtar. Ndërsa një tjetër patrullë në lëvizje, kontrolloi edhe dokumentacionin e këtij furgoni transporti mallrash.
Pas orës 13:00 nuk do të lejohet të lëvizë asnjë qytetar, përjashtuar kthimin për në banesë të punonjësve të linjave prodhuese, të Shëndetësisë, Ushtrisë, Policisë së Burgjeve, si dhe të atyre personave që janë të përfshirë në listat e shërbimeve të bashkive dhe shërbimeve në banesë. /abcnews.al