Pas 6 javësh izolim nga Covid 19, fëmijët spanjollë mund të shijojnë lirinë

schedule17:40 - 19 Prill, 2020

schedule 17:40 - 19 Prill, 2020

Pas 6 javësh izolim total fëmijët spanjollë për herë të parë duket se do të kenë të drejtën për të marrë ajër. Që prej 14 marsit në kuadër të masave për ndalimin e përhapjes së koronavirusit fëmijët spanjollë kanë qëndruar të mbyllur në shtëpi.

Kryeministri Pedro Sánchez në daljen e tij më të fundit për mediat është shprehur se tashmë do të nisë me lehtësimin e masave që fëmijët të nisin të dalin në 27 prill me qëllimin të “marrin pak ajër të pastër”.

Kryetarja e bashkisë së Barcelona, ​​Ada Colau, e cila ka dhe vetë fëmijë të vegjël, iu lut këtë javë qeverisë të lejojë daljen e të miturve.

Spanja ka parë më shumë se 20,000 vdekje që nga fillimi i pandemisë dhe pothuajse 200,000 raste të raportuara. Në një konferencë të transmetuar drejtpërdrejtë të shtunën Sánchez tha  se Spanja i ka lënë pas “momentet më ekstreme dhe se arriti ta frenonte sulmin brutal të pandemisë”.

Gjithashtu ai ka kërkuar parlamentit që të zgjasë gjendjen e alarmit në vend deri në 9 maj pasi arritjet e deritanishme sipas shefit të ekzekutivit ishin “ende të pamjaftueshme dhe mbi të gjitha të brishta” dhe nuk mund të rrezikohen nga “vendime të nxituara”.

Ndërkohë deri më tani në Spanjë kanë humbur jetën nga koronavirusi 20 453 ndërsa 195 944 është numri i të infektuarve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!