Pas 32 vitesh ekspozohen gramafonët e pllakat që Martin Moir i dhuroi AQSH

schedule15:23 - 23 Janar, 2018

schedule 15:23 - 23 Janar, 2018

18 gramafonë mekanikë dhe elektrike, prej 30 vitesh ruheshin në Fonotekën  Arkivit Qendrore  të Shtetit  sëbashku me 18,000 pllaka gramofoni, dhuruar në vitin 1986 koleksionisti britanik Martin Moir.  Për herë të parë ekspozohen në Muzeun Historik Kombëtar.

Fatmirësisht disa prej gramafonëve janë funksional edhe sot.

Specialisti Sokol  Cunga thotë se në pllakat prej gramafoni fshihen regjistrime mjaft interesante që lidhen me Shqipërinë dhe personalitete të shquar si zëri i Aleksandër Moisiut, apo mesha e mbajtur nga Noli.

Cunga thote se e veçanta e këtyre objekteve qëndron edhe të realizimet që vijnë në formë artizanale dhe elektronike. Ai veçon një prej gramafonëve më të hershëm që daton në vitin 1904 dhe që është në formë cilindrike Ekspozita “Magjia e Gramofonit”.

2 fonografë dhe një mori revistash periodike kushtuar muzikës në pllaka (gramafoni apo vinyl).

Cunga thotë se objektet janë të panjohur për publikun, ku përveç një katalogu të lëndës muzikore, asgjë tjetër nuk i është bërë e njohur

Në këtë ekspozitë paraqitet në origjinal koleksioni i fonografëve dhe gramofonëve, si dhe disa disqe gramofoni, LP dhe vinyl-e. Përmes kësaj ekspozite AQSH shpalos një anë të panjohur të tij, pasurinë muzikore që ruan heshtazi prej 30 viteve.

Pjesë e dhuratës së vitit 1986 ishin edhe disa seri revistash, si “The Monthly Letter”, “The Strand”, “Gramophone” apo botime lidhur me historinë e gramofonit dhe muzikës, disa prej të cilave ekspozohen pranë koleksionit të gramofonëve.”. Ekspozita vjen si një bashkëpunim mes Arkivit të Shtetit dhe muzeut Historik Kombëtar dhe do të qëndrojë e hapur për një javë në katin e dytë të muzeut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!