Paruke, shufra ari dhe një vare/ Çfarë u gjet pas bastisjes në shtëpinë e kreut të Wagner

schedule08:20 - 6 Korrik, 2023

schedule 08:20 - 6 Korrik, 2023

Shtëpia e shefit të grupit Wagner në mërgim, Yevgeny Prigozhin në Shën Petersburg është bastisur nga shërbimet ruse të sigurisë.

Brenda, ata gjetën një sërë sendesh të çuditshme, duke përfshirë paruke, një vare dhe armë.

Në objekt ka pasur edhe shufra ari, vlera e të cilave nuk është llogaritur.

Pamjet dhe videot u publikuan nga gazeta pro-Kremlinit Izvestia në vazhdën e bastisjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!