Partizani përforcon sulmin, braziliani rikthehet sërish në kryeqytet

schedule16:18 - 6 Gusht, 2020

schedule 16:18 - 6 Gusht, 2020

Lucas Cardoso është rikthyer te Partizani pas eksperiencave me Dritën në Kosovë dhe Besën e Kavajës në Kategorinë e Parë. Sulmuesi braziliani do të luajë me të kuqtë sërish dhe ka nënshkruar kontratën e re.

Gjithçka është zbuluar nga agjencia që menaxhon sulmuesin, që në rrjetet sociale shkruan se Cardoso ka firmosur për dy vite. Braziliani për herë të parë te Partizani u transferua në janar të vitit 2018 dhe shënoi tre gola.

Një dëmtim e la atë jashtë për një kohë të gjatë dhe Partizani vjet mendoi ta huazonte për të rigjetur formën. Sulmuesi tashmë është gati për një tjetër kapitull te “demat”. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

Lucas Cardoso renewed with Partizani, Albania, for 2 more years. He is #FGA . . . ????

A post shared by Fusion Group Agency (@fusiongroupagency) on

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!