William Cordeiro nuk po kalon një moment të mirë te Partizani. Një deklaratë e trajnerit Ilir Daja e bëri atë që të postonte në rrjetet sociale se këtu mbyllet gjithçka për të me të kuqtë, ndërkohë që nuk ka munguar as masa ndaj anësorit.
Kundër Kastriotit Cordeiro nuk ishte grumbulluar, çka tregon edhe “krisjen” e tij me Partizanin. Ai është nën kontratë deri në fund të janarit dhe ditët e fundit është përfolur edhe për një ofertë të Tiranës.
Larg fushave të blerta, braziliani ka gjetur mënyrën për të kaluar kohën. Së bashku me futbollistët e Dinamos, Welber dhe Diogo Maranhao, ai është shfaqur duke kërcyer dhe gjithçka është filmuar dhe postuar në rrjetet sociale. /abcnews.al