Ata janë kater parodistet e Vlores. Te pandare, ashtu si edhe njihen nga te gjithe. Tashme figura e tyre do te jete edhe ne perditshmerine e vlonjateve por edhe te kujtdo që viziton Vloren, ashtu si ne skene.
Agroni, Afrimi, Meti dhe Mane ne nje murale ne nje prej pallateve ne bulevardin kryesor. Nga te katert Meti sot nuk jeton me fatkeqesisht, Mane vuan nga probleme shendetësore nga zeri ndersa Afrimi dhe Agroni vijojne te jene pjese e skenes si edhe recitali i parodise me i fundit.
Por ata jane gjithmone kater si numër këtë murale, një iniciative e realizuar nga vlonjati Franko Dine. Për Afrimin dhe Agronin kjo veper eshte me shume se çdo vleresim tjeter ndersa ne intervisten e tyre ata shprehen edhe me emocion dhe padyshim falenderues per gjithcka. Franko Dine eshte realizuesi i piktures, por edhe dhendri italian i Agronit ne zgjedhjen e fotove por ajo që ka vlere eshte padyshim kjo murale fantastike.
Afrim Agalliu, Ahron Hamo, Muhamet Liko dhe Mane Lumani jane kater parodistet e Vlorës, të pandarë, ndërsa falë kesaj murale çdo qytetar perdite ka mundesinë t’i shoh gjithmone si në skenë./abcnews.al