Parlamenti i Katalonjës më 12 mars zgjedh Presidentin e ri

schedule14:22 - 6 Mars, 2018

schedule 14:22 - 6 Mars, 2018

Drejtuesi i Parlamentit të Katalonjës, Roger Torrent ka thirrur të hënën e 12 marsit sesionin e zgjedhjes së presidentit të ri të rajonit autonom. Gjatë këtij zhvillimi do të vendoset në votim kandidatura e separatistit Jordi Sanchez, i cili gjendet ende i burgosur në Madrid. Ai mbahet në paraburgim për akuzën e rebelimit për manifestimet të shtatorit në Barcelonë. Kandidatura e tij është prezantuar nga forca politike “Sëbashku për Katalonjën”. Ky vendim erdhi pasi presidenti i shkarkuar Carles Puigdemont, që gjendet në ekzil në Belgjikë, hoqi dorë nga rikandidimi. Ndërkohë, analistët mendojnë se edhe zgjedhja e mundshme e Sanchez në drejtim të Katalonjës nuk do të ndikojë në zgjidhjen e ngërçit politik në rajonin autonom. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!