Parlamenti grek voton për anetarësimin e Maqedonise së Veriut në NATO

schedule15:09 - 5 Shkurt, 2019

schedule 15:09 - 5 Shkurt, 2019

Të premten në Parlamentin grek do të votohet protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Pas njoftimeve zyrtare përkatëse do të hyjë në fuqi Marrëveshja e Prespës.

Protokolli i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO-s, pritet të kalojë të premten nga komisioni përkatës i parlamentit grek. Pas kësaj, të premten, më 8 Shkurt, protokolli do të diskutohet në seancë plenare dhe do të votohet. Lajmi u konfirmua nga kryetari i parlamentit grek, Nikos Vutsis. Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka tashmë të siguruar një mazhorancë prej 151 deputetësh, pasi 6 deputetë të pavarur deklaruan me shkrim se ata do të miratojnë çdo vendim që do të propozohet nga qeveria.

Marrëveshja e Prespës mori 153 vota pro në parlamentin grek. Zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Tzanakopulos, sqaroi se pas votimit, ministria e Jashtme greke do të njoftojë me një notë verbale homologen në Shkup. Sapo të marrë notën, ministria e jashtme maqedonase do të njoftojë nga ana e saj Greqinë dhe selinë e Kombeve të Bashkuara se vihet në zbatim Marrëveshja e Prespës.

Shkupi gjithashtu, do të dërgojë një letër në adresë të gjithë shteteve anëtare të OKB-së dhe organizmave ndërkombëtarë, për t’i njoftuar se emri i ri i vendit do të jetë “Republika e Maqedonisë Veriore”. Do të pasojë publikimi në Gazetën Zyrtare të Greqisë, i protokollit të ratifikuar nga parlamenti vendas dhe do të njoftohet sekretariati i NATO-s./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!