Parlamenti dëgjon 3 kandidaturat që do zëvendësojnë Malajn në Bankën e Shqipërisë

schedule17:36 - 21 Shtator, 2020

schedule 17:36 - 21 Shtator, 2020

Nga Erblina Mile

Komisioni i Ekonomisë ka nisur dëgjesat  për të plotësuar vendin vakant të lenë në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë nga Arben Malaj. Tre kandidaturat në garë janë  Violeta Nikleka Staka, Fatmira Kola dhe Brunilda Isaj.

Ato prezantuan  para deputetëve  idetë e tyre në lidhje me disa çështje më të prekshme ekonomike dhe financiare. Tashmë njëra nga kandidatet  duhet të marë një mbështetje me 28 firma nga deputetët në mënyrë që ti kaloj Kuvendit për vendimmarrje.

Arben Malaj u pezullua nga Kuvendi nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë me arsyetimin se ka thyer kodin e etikës.Ndërsa vetë Malaj e cilësoi shkarkimin nga detyra si një vendim politik dhe dorëzoi në gjykatë një padi kundrejt Kuvendit për largim të padrejtë nga detyra./abcnews.al