Parku Kombërtar Yosemite kërcënohet nga zjarret, Kalifornia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

schedule09:00 - 25 Korrik, 2022

schedule 09:00 - 25 Korrik, 2022

Kalifornia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pasi një zjarr i madh vazhdon të përhapet me shpejtësi pranë Parkut Kombëtar Yosemite. I ashtuquajturi Zjarri i Lisit ka shpërthyer në përmasa të mëdha që nga fillimi i së premtess.

Më shumë se 3,000 njerëz janë evakuuar dhe 10 shtëpi janë shkatërruar. Sipas Departamentit të Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni janë djegur 11,900 hektarë tokë, duke e bërë zjarrin më të madh aktiv në Shtetet e Bashkuara për momentin.

Në qarkun Mariposa është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Parku Kombëtar Yosemite, i cili shtrihet në veri-lindje të vendit ku po digjet Oak Fire, është shtëpia e disa prej pemëve më të mëdha dhe më të vjetra sekuoje në botë. Druri i kuq u kërcënua nga një tjetër zjarr në fillim të këtij muaji, por zjarrfikësit arritën ta shpëtonin.

Pjesa më e madhe e Shteteve të Bashkuara është prekur nga një valë e të nxehtit këtë fundjavë. Temperaturat në qarkun Mariposa arritën në 35.5C të shtunën. Ndryshimi i klimës rrit rrezikun e motit të nxehtë dhe të thatë që ka të ngjarë të nxisë zjarret.

Vapa e padurueshme, u ndje veçanërisht në kryeqytetin Uashington, ku temperaturat mund të arrijnë kulmin deri në 37 deri në 38 gradë Celsius. Nju Jorku nuk u kursye nga vapa, temperaturat arritën në 35 gradë.

Temperaturat gjithashtu mund të arrijnë 43 gradë në zona të Utah (perëndim), Arizona (jug) dhe verilindore. Në Boston, ku kryebashkiaku Michelle Wu ka shpallur emergjencën kombëtare,  hapësirat publike pritet të jenë të hapura për t’u freskuar dhe pishinat do të jenë të hapura më gjatë pasi temperaturat mund të arrijnë 37 gradë.

/abcnews.al