Parku i Amantias në Vlorë nuk resht së suprizuari arkeologët, zbulohen dy varre antike

schedule13:52 - 6 Dhjetor, 2020

schedule 13:52 - 6 Dhjetor, 2020

Qyteti Ilir i Amantias në Vlorë nuk resht së suprizuari. Arkeologët kanë zbuluar dy varre antike në këtë park, ndrësa të fundit janë disa mbetje arkeologjike. Kreu i Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë Orges Feimi tha se varret duhet ti përkasë shek. III-II para lindjes së Krishtit.  Feimi tregon edhe për objektet e tjera të gjetura në këtë park.

“Parku arkeologjik i Amantias vazhdon të na surprizojë. Ne e kemi një ide të qartë rreth datimit të historisë së këtij parku, por këto zbulime konfirmojnë këtë datim. Do të veçoja edhe zbulimin që u krye në varrin tjetër të murit të Amantias për të cilin mendojmë se i përket periudhës otomane pasi përveç enëve qeramike që janë gjetur, ka pasur edhe monedha që i përkasin periudhave të ndryshme. Do të veçoja faktin se këto varre janë të rëndëishme në karakterin historik por edhe në pjesën e infrastrukturës  së parkut të Amantias, pasi janë një vlerë e shtuar për për për monumentet që mund të vizitojmë brenda parkut”, shprehet ai.

Punimet në këtë park nuk kanë përfunduar. “Ne kemi evidentuar 4 apo 5 pika të tjera brenda këtij parku, të cilat ne presim të nisim gërmimet që ti shtohen edhe disa monumente të tjera pjesë e këtij parku”, thotë Feimi.

Por çfarë do të ndodhë me objektet e gjetura në këto varre. “Momentalisht ndodhen në zyrat rajonale të trashëgimisë kulturore, do të restaurohen dhe më pas do të vendoset se ku do të ekspozohen”, sqaron Feimi.

Qyteti Ilir i Amantias vitet e fundit është kthyer në një nga destinacionet kryesore turistike për qarkun e Vlorës. Krahas pasurimit të parkut arkeologjik me monumente të reja për t’u vizituar dhe të dhëna me rëndësi për historinë e qendrës antike, nga gërmimet e këtij viti u rikuperuan objekte të një rëndësie të veçantë që do të pasurojnë stendat e muzeve lokal dhe kombëtar. /abcnews.al