Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Parashutistët italianë çelin sezonin në Gjirokastër, sot priten edhe avionë turistik

schedule12:52 - 1 Maj, 2026

schedule 12:52 - 1 Maj, 2026

Në grup prej 50 parashutistët nga Italia kanë çelur sezonin turistik për këtë vit në aerodromin e Gjirokastrës.

Parashutistët italianë realizuan  hedhje nga avioni, nga lartësia 3 mijë metra duke shfaqur një spektakël të vërtetë për të apasionuarit e sporteve të ajrit. Aktiviteti u realizua si një bashkëpunim i

“Skydive Albania” dhe Federatës Shqiptare të Aeronautikës duke qenë i pari në kalendarin e aktiviteteve për këtë vit në aerodromin turistiko-sportiv të Gjirokastrës



“Është hera e tetë që vijmë këtu në Shqipëri, ndihemi mjaft mirë përpiqemi që këtu të zhvillojmë aktivitete disa herë në vit, Gjirokastra është një qytet i mrekullueshëm dhe me potenciale për turizmin, mendoj se edhe këtë vit do të mirëpresë shumë italianë sepse interesi për ta vizituar është i lartë” 4.07-4.33

“Është hera e tretë që marr pjesë në aktivitetet që zhvillojmë në aerodromin e Gjirokastrës është me të vërtetë bukur, në peizazh i mrekullueshëm, qyteti dhe kështjella kur i shikojmë nga qielli duken vërtet këndshëm, është një mundësi mjaft e mirë për turistët italianë” 4.40-4.57

“Gjithmonë është emocion të rikthehem në aktivitete të tilla këtu në Gjirokastër, qyteti është fantastik, zbritja me parashutë të jep adrenalinë gjithmonë do të jem i pranishëm në vendin tuaj” 5.04-5.24

Organizimi i aktiviteteve ndërkombëtare për sportet e ajrit është kthyer në një traditë për Gjirokastrën. Evente të tilla promovojnë turizmin dhe tërheqin vizitorë të shumtë në qytetin e gurtë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!