Parashikimi i motit, vranësira dhe reshje shiu do të dominojnë gjatë paradites

schedule07:27 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 07:27 - 3 Dhjetor, 2020

Sipas MeteoAlb vranësira të dendura dhe reshje të izoluara dominojnë motin në vendin tonë gjatë paradites.

Por mesdita sjellë zhvillim të vranësirave dhe reshje të konsiderueshme përgjatë vijës bregdetare, më pak reshje do ketë në brendësi të territorit ku në zonat e thella malore priten reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 16°C.

Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtësi 65-70 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 6 ballë.

Kosova

Kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta dominojnë gjatë paradites në territorin e Kosovës.

Por pas mesditës vranësirat pësojnë zhvillim duke sjellë reshje të pakta shiu e dëbore.

Maqedonia e Veriut

Vranësira të shpeshta dominojnë motin në MV deri në mesditë kur reshje të pakta do të përfshijnë zonat perëndimore fillimisht dhe gradualisht dhe pjesën tjetër të vendit.

Rajoni dhe Evropa

Pjesa më e madhe e kontinentit Evropian do të përfshihet nga vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore. Ku më problematike situata paraqitet në ishujt Britanikë dhe rajonin e Mesdheut për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe stuhive të erës. Ndërsa kthjellimet mbizotërojnë Evropën Lindore./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!