Parashikimi i motit, temperaturat pësojnë rritje

schedule08:08 - 1 Qershor, 2024

schedule 08:08 - 1 Qershor, 2024

Sipas MeteoAlb, depërtimi i masave ajrore nga Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan do të sjellë në vendin tonë; mot të kthjellët dhe temperatura të larta gjatë gjithë paradites.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në bregdet dhe zonat e ulëta duke lënë me kthjellime dhe vranësira disi më të dendura zonat malore Lindore, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 33 gradë Celsius pritet vlera maksimale në qytetin e Gjirokastrës dhe Kuçovës.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor; kjo do të sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të mbizotërohet nga mot i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta gjatë gjithë paradites.

Ndërsa; orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta në pjesën më të madhe të Kosovës ku më të theksuara vranësirat do të jenë në ekstremin Verior dhe Veriperëndimor, por nuk do të ketë reshje.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten si në vlerat minimale edhe në maksimale duke u luhatur nga 8°C minimalja deri në 27°C vlera maksimale në rang territori.

Ndërkohë; era do të fryjë e lehtë paradite, por mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë makimale deri në 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Masat ajrore me origjinë Afrikane do të kenë ndikimin e tyre edhe në Republikën e RMV duke sjellë mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta përgjatë paradites, ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalim të vranësirave nëpër të gjithë MV ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat Jugore dhe juglindore, por mundësia për reshje është thuajse zero.

Kjo situatë e qëndrueshme atmosferike do të na shoqërojë edhe gjatë natës në të gjithë RMV.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 8° C vlera më e ulët deri në 29°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qytetin e Shkupit.

Përsa i përket; parametrit të Erës; do të fryjë e lehtë gjatë paradites, por deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi Jugor.

Europa

Pothuajse i gjithë kontinenti Europian do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm; Konkretisht me dhe temperatura të larta do të paraqiten; Gadishulli Iberik, gadishulli i Ballkanit, gadishulli Apenin si edhe brigjet e detit të zi; Po ashtu; me kthjellime dhe vranësira të lehta do të dominohen ishujt Britanikë dhe pjesërisht Europa Qendrore ndërsa Europa Lindore; rajoni i Balltikut si edhe Alpet e Europës do të paraqiten nën ndikimin e vranësirave duke sjellë rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!