Parashikimi i motit, temperaturat arrijnë deri në 41°C

schedule07:42 - 23 Korrik, 2023

schedule 07:42 - 23 Korrik, 2023

SHQIPËRI- Ka një tërheqje të lehtë të valës së nxehtë Afrikan, por sërisht moti do të jetë i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë territorin e vendit deri në orët e pasdites, ku vranësirat do të shfaqen si fillim në zonat malore dhe gradualisht në pjesën më të madhe të territorit, më të dendura në ekstremin verior dhe zona të izoluara në qarkun e Elbasanit

Po ashtu do të ketë shtim të lagështirës në ajër duke bërë që temperaturat të ndjehen edhe më të larta. Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 41°C.

Sipas Meteoalb, era do te fryjë mesatarisht me shpejtesi mbi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!