Sipas MeteoAlb mbetemi në ndikimin e motit të kthjellët, por të nxehtë edhe gjatë ditës së martë. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten gjatë gjithë ditës, ndërsa vranësira të lehta shfaqen në verilindje dhe juglindje të vendit gjatë pasdites dhe mbrëmjes.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme të tyre duke bërë që termometri gjatë mëngjesit në zonat malore të ngjitet në 18°C ndërsa mesdita ngjitet në 41°C.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 33 km/h, nga drejtimi jugor-Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.
Kosova
Moti do të paraqitet me kthjellime në të gjithë Kosovën gjatë pjesës së parë të ditës. Por pjesa e dytë e ditës sjell kalime vranësirash në zonat perëndimore duke lënë pjesën tjetër të vendit në ndikimin e motit të kthjellët.
Maqedonia e Veriut
Vijon ndikimi i motit të kthjellët, por të nxehtë në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë ditës së martë, situatë e cila mbetet gjatë gjithë ditës, ndërsa vranësirat do të jenë të lehta e kalimtare në zonat lindore.
Rajoni dhe Europa
Vijon Skandinavia, Ishujt Britanikë dhe Europa Qendrore në ndikimin e një qendre ciklonare, e cila do të diktojë vranësira dhe rrebeshe shiu. Ndërsa Lindja dhe Jugu i kontinentit mbeten me mot të kthjellët dhe të nxehtë./abcnews.al/