Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat, priten reshje shiu pas mesditës

schedule07:52 - 4 Shtator, 2024

schedule 07:52 - 4 Shtator, 2024

Sipas MeteoAlb, Shqipëria; do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta gjatë orëve të paradites, por pas- mesditës priten grumbullim i vranësirave në të gjithë vendin duke sjellë reshje shiu. Në zonat përgjatë shtrirjes Lindore do të ketë rrebeshe si edhe stuhi breshëri në zona të izoluara.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të përmirësojnë gradualisht kushtet atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera më e ulët deri në 34°C vlera më e lartë e cila pritet në Qarqet; Berat dhe Elbasan. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës; do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites, por pas-mesditës dhe në vijim; vranësirat do të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin e Kosovës ku në zonat kufitare me Shqipërinë; priten rrebeshe të izoluara shiu; nuk përjashtohet edhe mundësia e breshrit.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve të motit duke bërë që; kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë dominante; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes, por konstante mbeten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 32°C vlera më e lartë në Gjakovë.

Era do të fryjë e lehtë paradite, por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi verior.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV përgjatë gjithë 24-orëshit; do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë, por orët e pasdites do të sjellin vranësira ku herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu të përkohshme.

Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës moti të vijojë i nxehtë në të gjithë RMV. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes, por konstante mbeten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C vlera minimale në qytetin e Ohrit deri në 34°C vlera maksimale e cila do të shënohet sërish në Shkup.

Ndërkohë; era do të paraqitet mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë deri në 40 km/h nga drejtimi permanent verior.

Europa

Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare prej disa ditësh në veri të Europës; me ndikim deri në qendër të Europës do të sjellë; vranësira dhe reshje të dendura shiu në Britaninë e Madhe si edhe vendet Nordike.

Po ashtu; aktivizimi i një qendre të presioni të ulët atmosferik përkatësisht mbi rajonin e Balltikut do të sjellë vranësira dhe rrebeshe shiu përgjatë gjithë ditës, ndërsa nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta do të paraqitet gadishulli Iberik; gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet Greke.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!