Sipas MeteoAlb orët e para të ditës do të paraqiten me kthjellime. Por duke ju afruar mesditës vranësirat bëhen të dukshme në zonat veriore dhe juglindore të Shqipërisë duke lënë gjysmën perëndimore me kthjellime.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 15°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.
Kosova
Pjesa e parë e ditës do të mbetet në ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë Kosovën. Por pasditja sjellë kalime vranësirash në zonat veriore të saj.
Maqedonia e Veriut
Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare ku më të shpeshta vranësirat do jenë në gjysmën lindore të saj. Por pasditja largon vranësirat nga gjithë MV.
Rajoni dhe Evropa
Edhe ditën e enjte Evropa jugore dhe qendrore vijojnë në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme me mot të kthjellët, por të ftohtë. Ndërsa me vranësira dhe reshje dëbore mbeten vendet Nordike dhe Evropa Lindore./abcnews.al/