Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

schedule07:24 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 07:24 - 14 Dhjetor, 2020

Sipas MeteoAlb dita nis me kthjellime në zonat bregdetare dhe të ulëta, por duke ju afruar mesditës vranësirat shtohen në vend.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike .

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 14°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.

Kosova

Paraditja paraqitet me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta. Por mesdita dhe pasditja sjellin dominim të motit të kthjellët.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare ku më të shpeshta vranësirat do jenë në gjysmën lindore të saj. Por pasditja largon vranësirat nga gjithë MV.

Rajoni dhe Evropa

Pjesa më e madhe e kontinentit Evropian do të paraqitet me mot të paqëndrueshëm. Konkretisht Qendra dhe Perëndimi mbeten me reshje shiu, por reshje të dendura dëbore do ketë veriu dhe lindja e Evropës. Ndërsa kthjellimet dominojnë Rajonin e Mesdheut./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!