Sipas MeteoAlb mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas hershme mbizotëron në vendin tonë gjatë gjithë ditës.
Përjashtim bëjnë skajet veri jug ku herë pas here vranësirat pësojnë zhvillim duke sjellë reshje të pakta dhe të izoluara.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 16°C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 5 ballë.
Kosova
Alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare dominojnë motin deri në pasdite kur vranësira të shpeshta do të përfshijnë gjithë vendin ndërsa ndonjë shi i izoluar pritet vetëm në zonat jugore.
Maqedonia e Veriut
Mot me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta mbizotëron në MV gjatë pjesës së parë të ditës.
Parashikohet që edhe pjesa e dytë e ditës të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike.
Rajoni dhe Evropa
Evropa Jugore, Lindore dhe Ishujt Britanikë do të mbeten me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare. Ndërsa vranësira dhe reshje të dendura dëbore do kenë vendet Skandinave.
Po ashtu edhe Qendra e Evropës vijojnë me vranësira, shira dhe reshje të pakta dëbore./abcnews.al/