Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

schedule07:37 - 17 Korrik, 2021

schedule 07:37 - 17 Korrik, 2021

Sipas MeteoAlb moti paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare në zonat e ulëta dhe malore, por mot me diell mbizotëron vijnë bregdetare deri pas mesditës.

Pasditja sjell zhvillim të vranësirave në rajonin verior dhe pjesërisht zonat lindore aty ku priten edhe shira të izoluar e të papërfillshëm.

Ndërsa orët e mbrëmjes dhe natës largojnë vranësirat nga vendi ynë.

Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale ku mëngjesi shënon 14°C, ndërsa termometri gjatë mesditës ngjitet në 34-35°C.

Era do fryjë mesatare por herë pas here forcohet me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri 4 ballë.

Kosova

Masat ajrore të paqëndrueshme që kanë përfshirë territorin e Kosovës do të diktojnë kthjellime dhe vranësira kalimtare deri në mesditë kur vranësirat shtohen dhe gjenerojnë shira dhe stuhi afat shkurtra breshëri. Mbrëmja përmirëson kushtet atmosferike.

Maqedonia e Veriut

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash dominojnë kushtet e motit në Republikën e MV gjatë paradites. Por pas mesditës dhe kryesisht orët e vona të pasdites zhvillojnë vranësirat lokale duke sjellë ndonjë shi të papërfillshëm. Orët e vona të mbrëmjes largojnë vranësirat duke ri-kthyer kthjellimet.

Rajoni dhe Europa

Europa Juglindore dhe pjesërisht vendet e Europës Qendrore do të përfshihen nga mot me vranësira të shpeshta, të cilat herë pas here gjerojnë reshje shiu, breshëri dhe stuhi lokale ere.

Ndërsa kthjellimet dominojnë gjithë pjesën tjetër të kontinentit Europian./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!