Sipas MeteoAlb deri në mesditë moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare për veriun dhe qendrën, por reshje të pakta shiu do ketë skaji jugor.
Pjesa e dytë e ditës sjell largim të reshjeve nga i gjithë vendi duke diktuar mot të kthjellët dhe vranësira të herë pas hershme.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë në vlerat e mëngjesit por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2 në verilindje deri në 16°C në jugperëndim.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2- 3 ballë.
Kosova
Kosova paraqitet në ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të kalimtare, ku më të theksuara vranësirat do jenë në zonat lindore. Orët e vona
të mbrëmjes do të largoje vranësirat nga i gjithë territori i Kosovës duke ri-kthyer kthjellimet.
Maqedonia e Veriut
Kthjellime dhe vranësira të shpeshta karakterizojnë motin në MV, por më të dendura vranësirat paraqiten në pjesën e dytë të ditës. Temperaturat e ajrit do te bien ndjeshëm duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -3 deri në 11 gradë.
Rajoni dhe Europa
Moti i qëndrueshëm do të jetë dominant në pjesën më të madhe të Europës ku kthjellimet do të jenë prezent por temperaturat do të jenë të ulëta. Ndërsa me reshje shiu e dëbore mbetet situata meteorologjike në Europën Lindore dhe Gadishullin Apenin.
/abcnews.al/